“Klubi i duhur për mua”/ 50 mln €, Newcastle përforcon sulmin

29/01/2023 20:49

Pas një insistimi të madh dhe shumë bisedimeve, Newcastle ia ka dalë të sigurojnë shërbimet e Anthony Gordon, një lojtar që klubi anglez e ndiqte prej kohësh.

“Qymyrxhinjtë” arritën akordin me Evertonin për shumën e 50 milionë euro në lidhje me shërbimet e 21-vjeçarit të Anglisë U21 (7 ndeshje dhe 4 gola).

Sulmuesi i majtë ka firmosur një kontratë afatgjatë me Newcastle. Pas firmës ai u shpreh: “Që kur dëgjova për interesimin e Newcastle, unë isha i bindur që ky është klubi i duhur për mua”.

Rreth kësaj blerjeje foli edhe trajneri Eddie Howe: “Jam i lumtur që nënshkruam me Gordon, ai është një talent i madh. Jam shumë i emocionuar që do të punoj me të”./ Super Sport

Top Channel