Një oficere 21-vjeçare e ushtrisë britanike e gjetur e vetëvarur në kazermën e Sandhurst në juglindje të vendit, ishte viktimë e ngacmimeve të rënda seksuale nga eproret dhe kolegët, u tha sot në gjyqin e çështjes.
Olivia Perks u gjet e vdekur në shkollën elitare të trajnimit ushtarak në Berkshire më 6 shkurt 2019.
Ngacmimet seksulale ishin arsyeja kryesore e shqetësimit para vdekjes së saj, u tha dje në seancën e hetimit të çështjes në Reading.
Avokati Mike Rawlinson, përfaqesues i nënës Louise Townsend, tha: “Familja e saj janë sigurisht të shqetësuar për ngacmimet seksuale ndaj të ndjerës prej eprorëve ushtarakë.”
“Ne duam të dërgojmë shqetësimin ndaj dëshmitarëve për ngacmimet e eprorëve ndaj asaj”, u tha në gjykatë në lidhje me tentativat e mëparshme të vetëvrasjes së të resë, e cila shërbente me repartin e xhenierëve mbretërorë, për cka ishin ngritur disa herë shqetësime të shëndetit të saj mendor e psikologjik.
Dy rreshterë ishin përmendur si palë interesi në gjyq, Griffith dhe rreshter Easingwood, edhe pse natyra e lidhjeve të tyre me të ndjerën nuk u saktësua.
Edward Pleeth, përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes tha se një tjetër person mund të thirret si palë e interesuar.
Mjekësia ligjore tha se në konsideratë duhet të merret dhe “konsumi i alkoolit të Olivias” në rrjedhën e ngjarjeve para vdekjes së saj tragjike.
Mjekja ligjore Alison McCormick i tha familjes se shpresonte se një hetim i drejtë e i guximshëm do ë realizohet për 15 ditët nga 24 prilli deri më 26 maj.
Në nëntor të vitit të shkuar mediat britanike raportonin për disa lidhje seksuale të ndaluara mes kadetëve dhe instruktorëve në bazën e Sandhurst, para se ushtarakja e re të vriste veten.
Në grupin e saj prej 30 ushtarakesh, besohet se të paktën pesë ishin në lidhje seksuale me kolegë më të lartë në grada e detyrë.
Hetimi mbi ngjarjen tragjike por të përsëritur vijon.
Top Channel