Pep “ngre në qiell” mbrojtësin: Çfarë sezoni i mrekullueshëm për të!

28/01/2023 10:39

I lumtur për fitoren 1-0 ndaj Arsenalit dhe kalimin në fazën e 1/8-ave të FA Cup, Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, vlerësoi autorin e golit të vetëm të takimit, Nthan Ake.

Çfarë sezoni të mrekullueshëm po kalon Nathan. Ai kontrolloi një nga kundërshtarët më të vështirë të Premier League-s, pasi Saka është në një moment të pabesueshëm, është shumë i mirë në duele brenda zonës, duke mbrojtur shtyllën e dytë. Është një bonus i madh për ne. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, nuk është ankuar asnjëherë”, deklaroi trajneri prestigjioz katalanas, duke lënë mes rreshtave një mesazh për grupin.

Sa i përket lojës, Pep Guardiola pranoi vështirësitë e ndjera ndaj liderit të Premier League-s:

“Sigurisht që ishim më mirë në pjesën e dytë. Arsenali filloi më mirë, ishte një ndeshje e ekuilibruar. Ata janë shumë të mirë. Nuk e prisja këtë qasje prej tyre, një kundër një, ishte e vështirë të ndërtonim lojën, por tani jemi në turin tjetër, kjo ka rëndësi”.

Top Channel