Dy adoleshentet e ‘shtëpisë së kujdesit’ gjenden të vdekura me trupat e hedhur në lum në SHBA (fotot)

28/01/2023 16:23

17 vjeçarja Sitlalli Avelar, dhe 15 vjeçarja Kamryn Meyers, u gjetën të vdekura nga një shëtitës mengjesi, një javë pasi ishin shpallur ‘të larguara’ nga një qendër për adoleshentë të trazuar, ose ‘te paprivilegjuar’ në SHBA.

Trupat e dy adoleshenteve tragjike u gjetën në ujë kur një person që po shëtiste qenin i ngatërroi me manekinë, por në fakt ishin vajza ‘të paprivilegjuara’ që jetonin në shtëpinë shtetërore të të rinjve Youth Facility Inc Mesa, në Phoenix, Arizona.

Të dy trupat dukeshin se kishin disa kohë në ujë, ndërsa vdekjet e tyre i shtohen një numri të konsiderueshëm vdekjesh të pashpjeguara ose zhdukjesh të adoleshentëve nga shtëpitë e fëmijës në SHBA.

Avokati i shtëpisë së fëmijëve të marrë nga prindërit e tyre për arsye të ndryshme, Brad Miller, tha se dyshja ishin larguar edhe më parë nga qendra, e cila thotë se “nuk mund të mbajë personat aty kundër dëshirës së tyre”.

Rezidentja lokale Cathy Catalfo tha për ngjarjen e rëndë se vajzat nuk duhet të ishin larguar nga qendra, por të tjerë thonë se çuditërisht shumë adoleshentë të tillë janë zhdukur e më pas janë gjetur të vdekur e të abuzuar për arsye që nuk janë hetuar asnjëherë seriozisht.

Zëdhënësi i policisë së Mesa, Richard Encinas tha për rrjetin Fox10: “Ne i marrim seriozisht të gjitha rastet e këtij lloji. Ne duam të zbulojnë çfarë ka ndodhur”, tha ai për tragjedinë.

FOTO GALERI
2/3
Kamryn Meyers u gjet e vdekur, e hedhur ne uje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA