Conference League/ Rayo Vallecano e Ivan Balliut pranë çerekfinaleve, fitore me peshë edhe për Shakhtar Donetsk
Redon Mihana ndërron ekip. Sulmuesi anësor kurbinas është larguar nga Egnatia, por ka mbetur në Superiore, pasi ka firmosur me Kastriotin.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi krutan në rrjetet sociale, ku njofton se Mihana është afrimi i parë i skuadrës në merkaton e janarit. Sulmuesi është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e fundjavës ndaj Bylisit.
23-vjeçari Redon Mihana debutoi në Superiore me Apoloninë e Fierit, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, ku nuk arriti të shndërrohet në titullar fiks.
Këtë verë Mihana u bashkua me Egnatian, por edhe këtu luajti shumë pak, ndaj edhe vendosi të transferohet te Kastrioti, një tjetër skuadër që do të luftojë për mbijetesë këtë sezon./ Super Sport
Top Channel