Yamal dhe ‘Topi i Artë’: Nuk do të lutem të ma japin, objektivi kryesor, Champions League
Liga e Kampioneve ngre më në fund siparin e saj për sezonin 2026/27, një kompeticion që do të jetë në ekranin e Top Channel çdo të mërkurë duke nisuar nga supersfida mes Napolit dhe Arsenalit.
Paris Saint Germaini vjen në këtë kompeticion me misionin për të mbrojtur sërish titullin e fituar, një rrugëtim që do ta nisë me sfidën ndaj Slovan Bratislavës. Paris Saint Germaini nuk ka bërë një start të mirë kampionatit teksa në 3 ndeshjet e para ka grumbulluar 2 pikë, megjithatë kjo duket se nuk e shqetëson trajnerin Luis Enrique.
‘Po të shohim vetëm rezultatet, është një start sezoni katastrofik-tha Luis Enrique-por si trajner e di si të vlerësosh dhe të gjykosh gjithçka ndodh në fushë. Ka gjëra që duhen përmirësuar, por mendoj se meritojmë më shumë pikë. Nuk jam i shqetësuar. Në fund të sezonit do të shohimse çfarë meritojmë. Jam i qetë por duhet të përmirësohemi. Të gjithë janë entuziastë dhe të motivuar të luajnë kundër nesh. Duhet ta pranojmë dhe të dalim nga zona jonë e komfortit. Jam gati të tregoj se çdo ditë është e nevojshme të nisësh gjithçka nga e para’.
Paris Saint Germaini ka fituar 2 edicionet e fundit të Ligës së Kampioneve. Vetëm Reali i Madridit(1956-60, 2016-18), Ajax (1971-73) dhe Bayerni i Mynihut (1974-76) e kanë fituar trofeun madhor 3 herë radhazi.
‘E vë vazhdimisht në presion skuadrën time-shtoi Luis Enrique-do të më pëlqente që të renditeshim mes 8 më të mirave në Fazën e Ligës dhe të evitonim playoffin, por me një short kaq të vështirë është e paevitueshme të humbasësh pikë’.
Në Fazën e Ligës së Kampioneve, Paris Saint Germain ka një kalendar që parashikon edhe sfidat me Manchester City, Barcelonën dhe Aston Villan.
Top Channel