Champions/ Spektakël në natën e parë! Reali e nis me tre pikë, Interi “fiket” nga dy gafa, Haaland ‘nderon’ Cityn në Portugali (Video)

08/09/2026 22:57

Champions League ka nisur me spektakël dhe gola në mbrëmjen e parë të fazës së ligës.

Vëmendjen kryesore e mori supersfida në “Santiago Bernabéu”, ku Real Madrid 2-1 Interin. Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 14-të me Kylian Mbappé, pas një gabimi të Curtis Jones, i cili i dha mundësinë francezit të përfitonte dhe të dërgonte topin në rrjetë.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Reali dyfishoi avantazhin me Federico Valverden. Edhe goli i dytë erdhi pas një gabimi të Interit, këtë herë nga portieri Martinez, i cili nuk arriti të reagojë në kohë.

Interi nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në lojë në minutën e 77-të. Carlos Augusto shkurtoi diferencën, por zikaltrit nuk gjetën golin e barazimit në minutat e mbetura. Kështu, Reali merr tri pikët e para, ndërsa Interi e nis me humbje.

Manchester City ka marrë tri pikë në transfertën ndaj Portos, falë dy golave të Erling Haaland në minutat 47’ dhe 90+1’. Sulmuesi norvegjez ishte vendimtar për skuadrën angleze, e cila e menaxhoi avantazhin deri në fund dhe e nisi me sukses fushatën europiane.

Borussia Dortmund ka mundur Villarrealin 3-2 në një ndeshje me pesë gola në pjesën e dytë.

Ndërkohë Real Betis ka siguruar një fitore spektakolare 3-2 në transfertën ndaj Lille.

Në sfidat e orës 18:45, AEK Athinë mposhti 1-0 LASK-un, ndërsa Aston Villa fitoi 3-2 në transfertë ndaj Club Brugge, duke e nisur gjithashtu me sukses rrugëtimin në Champions League.

REZULTATET:

Real Madrid 2-1 Inter

Mbappe 14′, Valverde 23’ / Carlos Augusto 77′

Goli i Augustos (Video)

Goli i Valverdes (Video)

Goli i Mbappe (Video)

Porto 0-2 Manchester City

Haaland 47′, 90+1′

Goli i dytë i Haaland (Video)

Goli i parë i Haaland (Video)

Dortmund 3-2 Villarreal

Veiga (A.G) 53′, Guirassy 80′, (P) 85′ / Mourino 66′, Guirassy (A.G) 90+4′

Lille 2-3 Real Betis

Ueda 12′, Alexsandro 36′ / Bartra 33′, 49′, Parrot 53′

Top Channel