Megi Doçi dominuese absolute, fiton “Këpucën e Artë” për femra me “lumë” golash

27/01/2023 19:23

Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi mori çmimin si golashënuesja më e mirë e futbollit për femra në Shqipëri. Njëjtë si në sezonin e kaluar Doçi përsëri veten, me një tjetër sezon fantastik jo vetëm në aspektin individual, por edhe në atë ekipor.

Me Vllazninë e saj, Megi Doçi fitoi jo vetëm që kampionatin në Shqipëri, por arriti edhe në grupet e Championa League për femra, ku shënoi edhe golin e vetëm të vajzave kuqeblu, pikërisht ndaj Realit në Madrid.

Megi Doçi

Doçi është një nga futbollistet më të rëndësishme jo vetë të Vllaznisë, por dhe të Kombëtares së Shqipërisë. Kapitenia kuqezi është e vetmja që në këtë mbrëmje merr dy trofe, teksa është një nga ambasadoret më të mira të futbollit të femrave.

Pas fitimit të çmimit, 26-vjeçarja u shpreh: “Kënaqësi të jem sonte mes më të mirave dhe më të mirëve. Diçka e bukur, organizim i bukur. Falënderoj FSHF-në për zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Ky çmim i dedikohet familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë“.

Top Channel