Luiz Ejlli në formacionin më të mirë, Altin Lala bën batutën epike

27/01/2023 22:40

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa nuk mungoi humori.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala bëri një batutë në lidhje me personazhin e momentit në Shqipëri, pasi lexoi 11 futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas.

“Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother”, u shpreh Lala duke buzëqeshur.

Për herë të parë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sonte ceremoninë e më të mirëve të vitit 2022 në një mbrëmje gala të organizuar në një ceremoni gala të zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Trajneri më i mirë u shpall Orges Shehi, trajneri i kampionëve në fuqi të Tiranës. Ndërkohë që golashënuesit për vajza Megi Doçi e Vllaznisë dhe Saliou Guindo i Laçit.

Topi i artë i mbrëmjes u shpall Redon Xhixha ish-lojtari i Tiranës i cili në pamundësi për të qenë prezent pas transfertës në Azerbajxhan iu dorëzuar kapitenit Ismaigeci.

Top Channel