Evertoni zgjedh pasuesin e Lampard, shet talentin e sulmit 40 mln £

27/01/2023 20:51

Stoli i Evertonit është bosh pas shkarkimit të Frank Lampard, por drejtuesit e klubit nga Liverpooli kanë marrë vendimin përfundimtar për trajnerin e ri.

Shtypi anglez shkruan se ai është Sean Dyche, ish-trajneri që drejtoi për 10 vite Burnley, duke shkruar faqet më të bukura të historisë së klubit.

Everton po zhvillon një sezon të dobët, ndan vendin e fundit në renditje bashkë me Southampton dhe tifozët presin që ndryshimi në pankinë të sjellë reagimin e skuadrës.

Ndërkohë, presidenca e Evertonit kanë pranuar ofertën 40 milionë paund nga Newcastle për Anthony Gordon, 21-vjeçarin e talentuar që do vijojë karrierën në “St James Park”.

Top Channel