Nuk po luan titullar te City, mbrojtësi gati t’i bashkohet Barcelonës

26/01/2023 19:59

João Cancelo e humbi rolin e tij si titullar në ndeshjet e fundit të Manchester City-t dhe informacionet e fundit sugjerojnë se portugezi është i hapur për nisjen e bisedimeve për transferimin te Barcelona në fund të sezonit.

Sipas shtypit spanjoll, por edhe atij italian, një nga objektivat prioritarë të Barcelonës për sezonin e ardhshëm është pikërisht afrimi i një mbrojtësi të djathtë. Janë shumë emra në tavolinë dhe njëri prej tyre është Cancelo, i cili gjithashtu do të jetë i gatshëm të largohet nga Man. City pas katër sezonesh në Premier League.

Klubi katalan ka marrë kontakte memenaxherin e futbollistit, Jorge Mendes, për të mësuar rreth disponueshmërisë së lojtarit dhe mbi kërkesat e Manchester City-t, që thuhet se kërkon 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Cancelo ishte shumë afër nënshkrimit me Barcelonën kur luante për Valencian, por ai përfundoi te Juventusi.

Top Channel