Guardiolës i “flet” zemra: Nëse më thërret Barcelona…

26/01/2023 21:17

Pep Guardiolës i ka shpëtuar një frazë zemre gjatë konferencës për shtyp para sfidës së FA Cup përballë Arsenalit, teksa po fliste për marrëdhënien e Mikel Artetës me klubin londinez: “Është si unë, nëse do të isha këtu si ndismës dhe Barcelona do të më thërriste, do të shkoja në Barcelonë, sepse është klubi im”.

Trajneri i Manchester City kujtoi se gjatë kohës kur Arteta ishte asistent i tij “ne shënuam shumë gola dhe ai gjithmonë festonte, përveç kundër një ekipi. Unë hidhesha përpjetë, por kur kthehesha ai ishte ulur. Ishte Arsenali. Pastaj e kuptova: “Këtij djaloshi i pëlqen Arsenali”.

Guardiola kujtoi se “të gjithë kanë ëndrra dhe e di që ai shkoi në klubin e tij, në klubin që ai ëndërronte. Ai ishte një tifoz i Arsenalit për shkak të lojës që zhvillonte kjo skuadër, ishte kapiten dhe e donte atë klub”.

Kjo është arsyeja pse Guardiola, siç ka shpjeguar, nuk ka dashur ta mbajë Artetën kur i erdhi oferta nga Arsenali.

“Nuk doja të kundërshtoja. Jeta është shumë e shkurtër. Duhet të fluturosh.”

Kujtojmë se Guardiola e ka rinovuar kontratën me City-n deri në vitin 2025.

Top Channel