Klubi i Brighton është “hedhur” në merkato për një mbrojtës teksa trajneri Roberto De Zerbi ka urdhëruar drejtuesit e klubit të transferojnë nga Shakhtar Donetsk, Mykola Matviyenko.
Ky i fundit është i preferuari i trajnerit italian duke qenë se e ka pasur nën urdhrat e tij në kohën kur drejtonte Shakhtarin.
26-vjeçari koleksionoi 23 paraqitje nën drejtimin e De Zerbit dhe një nga aftësitë që italiani pëlqen më së shumti te mbrojtësi është fakti se ai mund të aktivizohet si në qendër të mbrojtjes po ashtu edhe në krah të saj. Së fundmi, mediat britanike bëjnë të ditur se mbrojtësi ukrainas kaloi fundjavën në Angli me bisedimet që mesa duket kanë nisur dhe janë në fazën më intensive ndërsa tratativa vazhdon edhe në nivel klubesh.
Kështu, klubi i Shakhtar vijon të mbetet në qendër të merkatos dhe pas transferimit rekord të Mudryk për shifrën e 97 milionë paund ndërsa tashmë janë shumë pranë arkëtimit edhe të një 20 milionë paundëve nga Matviyenko, i cili ndërkohë numëron edhe 54 paraqitje për kombëtaren.
Top Channel