Lumi Drin ka kaluar kuotën pas reshjeve të dendura të shiut, duke dalë nga shtrati.
Shëtitorja dhe disa akse rrugore në Lezhë janë mbuluar nga uji.
Ndërsa në njësinë administrative Kolsh ka dalë nga shtrati “përroi i Fildanës” duke shkaktuar përmbytje të disa banesave.
Përgjatë aksit të vjetër rrugor Lezhë-Milot ka rrëshqitje të dherave duke vështirësuar qarkullimin rrugor.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 1000 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.
Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike.
Top Channel