Ylli i muzikës pop Madonna do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, “Holiday”, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira.
Turneu do të nisë këtë verë në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe do të përfshijë 38 këngë në ‘Billboard Hot 100’. Ikona e popit do të performojë muzikë nga e gjithë karriera e saj. Duke njoftuar turneun e ri, ylli i muzikës tha:
“Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që kanë pritur“.
“Madonna: The Celebration Tour” do të nisë më 15 korrik në Rogers Arena në Vancouver, British Columbia, me ndalesa në Detroit, Çikago, Nju Jork, Miami, Los Anxhelos, Denver, Atlanta dhe Boston dhe do të përfundojë më 7 tetor në Las Vegas.
Më pas do të vijojë në Europën, ku ka 11 takime gjatë gjithë vjeshtës, përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin, Berlinin, Milanon dhe Stokholmin. Turneu do të përfundojë në Amsterdam më 1 dhjetor. 63-vjeçarja do të nxjerrë në pah katalogun e saj të muzikës në 40 vitet e fundit dhe një respekt i veçantë do t’i kushtohet qytetit të Nju Jorkut, ku filloi karriera e saj në muzikë./ TAR
Top Channel