11 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Nga 409 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, katër qytetarë në Tiranë dhe nga një qytetar në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 202 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Janar 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409
Testime totale 2,025,050
Raste pozitive 333,064
Raste të shëruara 329,266
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 141
Fier 21
Vlorë 15
Berat. 7
Shkodër 6
Gjirokastër. 3
Durrës. 4
Lezhë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1
Top Channel