Takimi i Orsiolës dhe Donatos u pasua nga debate në studion e Për’puthen, aty ku më e përfshira ishte Irisi.
Donato la të kuptohej se është drejt deklarimit për Orsiolën dhe se nuk ka më interes për Irisin.
Në lidhje me situatën e krijuar konkurrentja u shpreh se nuk e ka ditur se një nga njohjet e saj nuk ka më interes.
Sipas Irisit, ajo nuk e ka ditur që Donato ka ndryshuar mendim në lidhje me të. Pas kësaj situatë të krijuar konkurrentja kërkoi “llogari” me tone të larta zëri.
“Ta merrja vesh nga ty jo nga takimi me Orsiolën. Në qoftë se je aq burrë ma thua në sy. Bëhu burrë, si ti si Petro, para se t’i thoni diskutojeni me mua. Jo të rri unë e t’i marr vesh në fund”, tha ajo.
Pas situatës së krijuar Donato deklaroi se gjërat me Irisin janë ftohur dhe se nuk mund të qëndrojë me të pasi ka flirtuar me të gjithë djemtë.
“Të rrish të flirtosh ti me të gjithë çunat që ndodhen këtu dhe unë të të mbaj. Gjërat janë ftohur nuk janë si më parë”, u shpreh ai.
Top Channel