Golden Globes u rikthyen në transmetim të martën pas një viti bojkot duke mbledhur yjet e momentit, një ceremoni e cila zakonisht shërben si një sprovë për ata që mund të marrin një çmim Oscar në mars.   

Triumfuesit e mbrëmjes ishin shumë, por disa fituan më shumë se të tjerët!

Banshees of Inisherin mori tre çmime të mëdha. Filmi fitoi çmimin si filmi më i mirë komedi dhe atë për skenarin më të mirë, si dhe çmimin për aktorin më të mirë të komedisë, aktorin irlandez Colin Farrell.

Filmi autobiografik i Steven Spielberg, The Fabelmans, ishte gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar çmimin si filmi më i mirë dramatik. Spielberg u shpall gjithashtu edhe regjisori më i mirë.

Edhe House of the Dragon dhe komedia satirike The White Lotus ishin ndër fituesit në kategoritë televizive.

Aktori më i mirë ishte Austin Butler fitoi për performancën e tij në filmin për “Elvis Presleyn” të Baz Luhrmann.

Fituesit e tjerë që nuk ishin në ceremoni përfshinin edhe Zendaya, e cila fitoi si aktorja më e mirë për dramën televizive Euphoria.

Angela Bassett ishte aty për të pranuar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në Wakanda Forever dhe përdori fjalimin e saj për të nderuar yllin e ndjerë të Black Panther Chadwick Boseman.

Fitues të tjerë të aktrimit në kategoritë televizive përfshinin Jeremy Allen White të The Bear dhe Julia Garner të Ozark.

 

Top Channel