Këshilltari i lartë i DASH, Chollet nis vizitën në Kosovë
11/01/2023 14:09
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, nisi vizitën në Kosovë, duke takuar krerët shtetërorë.
Fillimisht, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, dhe më pas është paraparë edhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradi.
Top Channel