Një ‘sozi’ e Princit britanik Harry thotë se i duhet tashmë të kontrollojë buzëqeshjet e tij për t’iu përshtatur imazhit të ri “të palumtur” të Dukës së Sussex, pas publikimit të një dokumentari dhe pretendimeve se publiku është “i lodhur” nga deklaratat e Princit.
Teksa sozia e princit Harry kishte nisur të shijonte famën e tij pas publikimit të dokumentarit Harry & Meghan – ai thotë se i duhet të ndalojë buzëqeshjet.
39 vjeçari Rhys Whittock, ka imituar princin që prej vitit 2017 madje ka fituar çmime për ngjashmërinë e tij, por tashmë thotë se shpreson që Harry të mos flasë më publikisht “për hir të së mirës së tij”.
“Shumë njerëz janë të shqetësuar për mirëqenien e Harry pas publikimit të pjesëve të autobiografisë së tij”, thotë Rhys, me origjinë nga Cardiff, Uells.
“Harry, duket tashmë i nevrikosur dhe ne imituesit e tij duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Tani më duhet të përmbaj buzëqeshjet e mia pasi dhe Harry nuk buzëqesh më si më parë, dhe nejrëzit më thonë se buzëqesh shumë më tepër se ai.
“Publiku e ka vërejtur se Harry është më pak i lumtur, prandaj unë dua që ai të buzëqeshë më shumë dhe të jetë në paqe me veten, më duket pak si një person që e tërheqin prej hunde”, thotë imituesi pakënaqur.
Gjatë karrierës së tij gjashtë vjeçare Rhys thotë se ka vërejtur sesi ka ndryshuar mendësia ndaj Dukës, i cili po humbet popullaritet prej veprimeve të tij.
“Kur nisa karrierën si imitues i tij, Princin Harry e donin të gjithë dhe përmendej si mbretërori i preferuar i Britanisë. Unë do ta mbështes atë por publiku është i lodhur nga zbulimet dhe intervistat e tij.”
Rhys thotë se punon bashkë me një sozi “amatore të Meghan Markle, Sarah Mhlanga, dhe dyshja kanë pasur sukses vitet e fundit.
“Kam punuar me një total prej 10 sozish të ndryshme të Meghan por më shumë me Sarah Mhlanga. Merremi vesh mirë dhe kemi mësuar të punojmë së bashku.”
Top Channel