Në vitin 2021, Bugatti prezantoi në Kaliforni makinën e quajtur Bolide, që premton të kalojë 500 km/h.

Që nga ajo ditë, marka franceze ka shitur të 40 njësitë e prodhuara, me një çmim prej 4 milionë euro secilën, pa përfshirë taksat. Por, për të gjithë ata që nuk i kanë 4 milionë euro për t’i shpenzuar për një makinë, ka menduar kompania Lego Technic, që ka krijuar një model Bugatti Bolide 31 cm të gjatë, 13 cm të gjerë dhe 8 të lartë, të përbërë nga 905 pjesë. Çmimi i këtij Bugatti lodër është 50 euro.

Wiebke Stahl, Drejtori i Përgjithshëm i Bugatti International, shprehet:

Modeli Lego Technic i Bugatti Bolide është shprehja e një bashkimi perfekt mes markave tona. Bugatti është i njohur në të gjithë botën për ngritjen e stekës në disa fusha, si dizajni, performanca dhe inxhinieria. Këto vlera përkojnë me ato të Lego-s, që është lider në fushën e tij.

Bugatti ka prezantuar Chironin më të fundit dhe ndoshta më të diskutueshëm, Chiron Profilee. Është një model unik i bazuar në modelin Pur Sport, i cili ishte Chiron më i lehtë dhe më i fokusuar në pista. Ai ka marshe më të shkurtra, një spoiler të madh të pasmë dhe iu deshën 2.3 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA