Avokati Ben Emmerson e ka konsideruar si të pabazuar mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.

Emmerson ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar thjesht po përsërit të njëjtat argumente që u përdorën për të justifikuar pretendimin.

“ZPS-ja nuk arrin, si në parashtresat e saj origjinale ashtu edhe ato plotësuese, të paraqesë prova të reja në mbështetje të pretendimit për ekzistencën e rrezikut të pengimit në procedura. Në vend të kësaj, thjesht përsërit të njëjtat argumente që u përdorën për të justifikuar paraburgimin e z. Veseli më shumë se dy vjet më parë”, ka arsyetuar Emmerson.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Reklama

Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me pikat për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Paraburgimi rishikohet çdo 2 muaj ndërkaq deri më tani Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një kundërpërgjigjeje ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka rikujtuar dispozitat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA