Kina ‘alarmon’ botën/ Rihapja kërcënon sërish kthimin në fazën fillestare të Covid

04/01/2023 15:12

Qeveria e Kinës po flet për një ‘fitore përfundimtare’ mbi COVID, por në fakt shpërthimi masiv i rasteve atje po  ngre alarmin global.

Shtete të ndryshme njëra pas tjetrës po kërkojnë që udhëtarëve kinez t’u bëhet një test Covidi para se të hyjnë në vendin e tyre.

“Rifillimi i epidemisë së Covid-19 në Kinë është burim shqetësimi legjitim për Evropën”, tha  zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran.

Asnjë vend nuk dëshiron të shohë një shpërthim në territorin e tij, jo pas të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të bëra gjatë tre viteve të fundit. Kështu që nga 5 janari, prezantimi i një testi negativ Covid më pak se 48 orët e fundit do të jetë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina ose kanë kaluar tranzit përmes Kinës”, tha Veran.

Franca iu bashkua kështu Italisë dhe Spanjës të cilat u bënë vendet e para në Evropë që kërkojnë teste para nisjes për udhëtarët nga Kina dhe u kanë kërkuar vendeve të tjera anëtare të BE-së të ndjekin shembullin. Thirrja e tyre duket se është dëgjuar, pasi këtë të mërkurë blloku është mbledhur me urgjencë për të diskutuar masat që do të marrin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA