Në datën 23 dhjetor 2022, Fiks Fare transmetoi problematikën e invalidit Andrea Qosja, të cilit iu hoq paketa higjeno-sanitare.

46 vjeçari  është prej 20 vitesh në karrocë me rrota, pasi ka humbur të dyja këmbët.

“Iu drejtova Fiks Fare se pas 20 vitesh jam me KEMP dhe me status të përhershëm të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik. E kam marrë kempin përherë, pa asnjë problem. Librezën e kam marrë në vitin 2017 dhe thotë ‘përgjithmonë’, ku përfitoj edhe paketën higjieno-sanitare. Nuk mund të bëj punë të tjera, duhet të kujdeset gjithmonë një person”, thotë ai. Më tej pohon se pas shumë vitesh, e kontaktojnë nga Njësia Administrative se i është hequr paketa higjieno-sanitare.

“Më thanë se ‘s’të takon’. Tani u kujtuan këta të ma hiqnin, unë e kam pasur gjithmonë. Të dyja këmbët nuk i kam, me sëmundje të tjera po e po. Kam shkuar në Tiranë. As më panë, vetëm më bënë disa pyetje”, pohon Andrea, i cili u largua dhe i thanë se përgjigjen do e dërgojnë te Njësia Administrative.

Pas transmetimit të kësaj problematike, në redaksinë e “Fiks Fare” telefonoi një biznes, për t’i ardhur sadopak në ndihmë Andreas. “Pamë kronikën e Fiksit dhe administratori i firmës sonë donte të dhuronte një makinë elektrike për këtë invalid, për t’i plotësuar sadopak lëvizjen e përditshme” tha punonjësja.

Firma “Sallaku” dhe Fiks Fare udhëtojnë sërish në fshatin Mjekës në Elbasan, kësaj herë për t’i dhuruar makinën Andreas. “Falënderoj shumë firmën dhe ‘Fiks Fare’ që mu gjend pranë në këto momente të vështira”, tha Andrea.

Por, ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë për 46-vjeccarin! Ditën që Fiks Fare e vizitoi, në të njëjtën banesë, kishte shkuar edhe komisioni i KEMP-it.

“Pas transmetimit të kronikës dhe pas grevës sonë 3 ditore, komisioni i KEMP-it erdhi në banesë dhe riverifikoi gjendjen time”, tha Andrea. Më pas, Fiksi i dha çelësin e makinës. “Faleminderit dhe gëzuar të gjithëve” përfundoi invalidi.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA