24/11 21:11
Robert Lewandowski me shumë mundësi do të luajë nesër kundër Espanyolit, kjo pasi gjykata e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Madrid vendosi një masë paraprake kundër pezullimit të vendosur nga gjykata e arbitrazhit për sportin.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi katalanas përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se polaku me shumë siguri do të luajë më datë 31 dhjetor.
“Lewandowski mund të luajë nesër kundër Espanyolit pasi gjykata e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Madrid ka vendosur një masë paraprake kundër pezullimit të vendosur nga gjykata e arbitrazhit për sportin.”-njofton klubi blaugrana.
Top Channel