Historia e dashurisë së Elhaidës dhe Ledianit u bë publike me një puthje shumë të bukur në gjysmëfinalen e “DWTS”.

Në lidhje me këtë situatë producentja e emisioneve më të ndjekura në Shqipëri, Sara Hoxha, shpjegoi në “Goca & Gra” se si pritën momentin që gjithçka të bëhej publike.

Ajo tregoi se pavarësisht se produksioni e dinte prej disa javësh, ka pritur që Elhaida të japë miratimin e saj.

“Në kishim disa javë që e dinim si produksion por i takonte Elhaidës që të vendoste kur ishte gati. Kur ajo ishte gati ne thamë të ndihmojmë ne që të dalë ajo love story që është realisht, pasi Elhaida dhe Ledi kanë aq shumë kimi. Kanë gjetur njëri-tjetrin”, tha Sara Hoxha.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA