Kylian Mbappe fiton gjyqin me ish-skuadrën, Gjykata detyron PSG-në t’i paguajë 60 milionë euro lojtarit të Realit të Madridit 16/12 13:47
Japonia zhvilloi një Botëror shumë të mirë, fitoi ndaj Gjermanisë dhe Spanjës në grupe, por u eliminua nga Kroacia me penallti në raundin e 1/8-ve në Katar 2022.
Drejtuesit e Federatës Aziatike kanë mbetur të kënaqur me punën e Hajime Moriyasu dhe kanë vendosur të rinovojnë kontratën me trajnerin që drejton Japoninë prej prillit të vitit të kaluar.
54-vjeçari ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2026. Objektivi kryesor është kualifikimi në Kupën e Botës 2026, kompeticion që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Top Channel