“Lodhje mendore për mua”! Çfarë ndodhi me Mateon që detyroi Edën të ndërpresë takimin?

27/12/2022 18:30

Një humbje kohe, e cilësoi Eda takimin e radhës me Mateon, takim të cilën e la përgjysmë pas tensionit të krijuar mes tyre.

Mateo kishte menduar që takimin ta bënte në nje fushë tenisi, ku të dy të provonin një lojë të re, por shumë shpejt u vu re acarimi i marrëdhënies, teksa konkurrentët shkëmbyen kritika ndaj njëri-tjetrit.

“Je ndër vajzat e para që kam dalë dhe vazhdoj të dal. Kjo do të thotë që vazhdoj të shoh diçka te ti. Ke të mirat dhe të këqijat e tua, unë nga ato të mirat e tua jam këtu sot”, u shpreh Mateo.

“Unë jam e qetë në përditshmëri, vjen ti me ato mënyrat e tua dhe më bën agresive”, ia ktheu ajo konkurrentit, derisa vendosi të ikë nga takimi.

“Për mua i gjithë ky takim është zero. Nuk e vazhdoj më këtë takim”, u shpreh ajo.

“Unë jam i keqi, kur do ajo më nxjerr të keqin e historisë. Por s’ka problem…”, tha Mateo më pas.

Gjatë diskutimit në studio, Eda e vlerësoi takimin si një lodhje mendore për të:

“Në takime, ai nxjerr tek unë atë anë që un nuk dua ta nxjerr. I gjithë takimi ishte një lodhje mendore për mua”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA