Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi, e cila hapi zemrën për fundvit.
Enxhi tregoi se pas divorcit të prindërve, e ka ndjerë mungesën e një figure mashkullore në jetën e saj, por kjo nuk e ka penguar që të ruajë marrëdhëniet me të atin.
“Unë me babain kam komunikim gjithmonë. Unë jam e atij, kam pamjen e babit dhe pjesë të karakterit të tij. Mami s’ është përpjekur asnjëherë të na ndajë dhe është një nga gjërat m ëtë mira që ka bërë. Unë atje shkoj, janë pjesë e imja, e gjakut tim dhe gjaku s’ bëhet asnjëherë ujë”, tha ndër të tjera ajo.
Sa i përket jetës personale, Enxhi pranoi se është në një lidhje dhe se ka dëshirë të bëjë një dasmë të madhe.
Ajo nuk iu shpëtoi dot lotëve sot, ndërsa mori një vidoemesazh surprizë nga mikesha e saj Kristina Baki.
Top Channel