Shakira kaloi një Krishtlindje ndryshe këtë 2022-sh, një vit plot me ngjarje në jetën e saj.

Për herë të parë fëmijët i kanë kaluar këto festa larg ish-futbollistit, pas divorcit nga Gerard Pique, babai i dy fëmijëve të saj, Milan dhe Sasha.

“Në shkretëtirë duke kërkuar qetësi këtë Krishtlindje”, ka shkruar Shakira në llogarinë e saj në Instagram shoqëruar një foto në të cilin shfaqet me dy fëmijët e saj, teksa mban një zog të stërvitur në krahun e djathtë.

Destinacioni i zgjedhur nga artistja ishte Dubai, ku ajo mbërriti të mërkurën e kaluar dhe ku mund të qëndrojë deri më 30 dhjetor, datë e rënë dakord për t’i dorëzuar fëmijët te babai i tyre për të festuar natën e Vitit të Ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Sipas disa raportimeve të mediave, çifti kishte mosmarrëveshjen e fundit për datën në të cilën fëmijët duhet të ribashkohen me Shakirën, e cila planifikon të transferohet me ta në Miami për të nisur një jetë të re atje nga 5 janari i ardhshëm.

Një datë që Pique dëshiron ta vonojë për të qenë me fëmijët e tij paradën e “Tre Mbretërve” në Barcelonë.

Ish-çifti, Shakira dhe Pique i dhanë fund lidhjes 12-vjeçare, ndërsa arritën një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel