“Pse më gënjeve”/ Klea Huta ka disa fjalë për Kiara Titon dhe hyrjen e saj në “BBV2”

25/12/2022 11:50

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother Vip 2”, ku disa prej banorëve kishin kohë që aludoheshin për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një ndër to ka qenë edhe Kiara Tito, e cila edhe u shpreh mbrëmjen e djeshme se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”- shkruan Klea.

Ka disa kohë që Klea nuk ka sjell asnjë projekt muzikor, pasi është përkushtuar më shumë në projekte të tjera të saj. Së fundmi bukuroshja dhe partneri i saj, Elgiti me anë të disa postimeve në Instastory kanë ngritur dyshimet se së shpejti mund të publikojnë një bashkëpunim muzikor, i cili do të ishte dhe i pasi mes tyre. Mesa duket kjo është e vërtetë dhe këtë e ka pranuar vetë Klea me një “Ask” të publikuar së fundmi ka pranuar se të dy do të publikojnë këngën e tyre të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA