Redon Makashi ka rrëfyer një prej historive të tij të pazakonta, ndërsa është i ftuar në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel.

Ai tha se i kishte propozuar vajzës që pëlqente me një letër çamçakëzi, ku i kishte shkruar “Të dua”.

“Çamçakizat në kohën që kemi jetuar ne ishim luks”, tha Makashi.

Ai tregon se i merrte ato jashtë shtetit dhe se jo çdokush i kishte në atë kohë.

“Hapa letrën e çamçakizit i shkruajta fjalën ‘të dua’, e mbylla letrën dhe ia dhashë çamçakizin, ky ishte propozimi”, tregon këngëtari.

Erjona: Mos vallë je në shpirt një adoleshent i përjetshëm?

Redoni: Ndoshta po.

“Unë jam i dashuruar në radhë të parë me muzikën, ajo bashkërisht edhe pjesën tjetër të rrugëtimit tim, personi që do jetë me mua”, tregon Makashi ndërsa shpesh refuzon të flasë për jetën personale.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA