18/12 16:24
Sot në Ftesë në 5 me Bieta Sulon ishin të ftuara Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli.
Kolege që prej vitit 2008 në Top Albania Radio, ato sot vazhdojnë të bashkëprezantojnë në “Pardon My French”, janë mikesha shumë të mira dhe së fundmi edhe komshie.
“Elona është energjike gjithë kohës, kurse unë më e qetë, por s’ ta kursej ndonjë thumb”, u shpreh me humor Jonida.
Përmes një sfide ato i zbuluan disa vese, talente të fshehura të njëra-tjetrës, pa lënë pa përmendur edhe momentet më të vështira.
Elona kujtoi gjyshërit duke u përlotur, ndërsa Jonida përmendi mungesën e të atit këtë vit.
Top Channel