Enzo Fernandez është në merkato. Diçka e pritshme pasi mesfushori zhvilloi një Botëror fantastik me Argjentinën ku u shpall Kampion i Botës si dhe u vlerësua me çmimin e “Lojtarit të ri më të mirë”.
Tashmë, në klubin e Benficës po “fërkojnë duart” nga shifra që mund të përfitojnë në rast shitje të 21-vjeçarit, ndërsa kanë mbërritur edhe ofertat e para të cilat janë refuzuar.
Sipas asaj që raporton “Record” në zyrat e klubit portugez para disa ditëve mbërriti një ofertë 100 milionë euro.
E përditshmja portugeze nuk e zbulon emrin e klubit që dërgoi ofertën te Benfica, mirëpo bëjnë të ditur se drejtuesit portugez e refuzuan shifrën prej 100 milionë euro teksa e vetmja mënyrë për të transferuar Fernandez është të paguhet klauzola në kontratën e tij që prek shumën e 120 milionë eurove.
Ndërkaq, klubet të cilat kanë vendosur nën shënjestër Fernandez janë PSG, Real Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea teksa edhe janë edhe nga të vetmet klube në Europë që mund të përballojnë një sforco ekonomike për mesfushorin e talentuar./ Super Sport
Top Channel