Jo vetëm si futbollist, CR7 në Arabi edhe për një rol të veçantë jashtë fushe

22/12/2022 13:50

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është vendosur. Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë lojtari më i ri i klubit Arab, Al-Nassr.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti, teksa portugezi do të firmosë një kontratë shtatëvjeçare. Dy vite e gjysmë si lojtarë dhe pjesa tjetër si ambasadorë i kandidaturës së vendit arab, së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizmin e Botërorit në vitin 2030.

Klubi Arab i Al-Nassr po përgatitet për detajet e fundit, ndërsa Ronaldo do të përfitojë shuma të frikshme. Sipas raportimeve, potugezi do të përfitojë rreth 175 milionë paund në vit, teksa në marrëveshjen e tij si ambasador përfitimet mund të jenë më të larta.

Mbërritja e Ronaldos në Arabi do të ketë edhe pasojat e veta, pasi klubit të Al-Nassr, do t’i duhet të largojë tre lojtarë, për të mos shkelur “fair-play financiar”.

Arritja e marrëveshjes me Al-Nassr nënkupton edhe lamtumirën e Ronaldos nga futbolli europian, aty ku ai fitoi gjithçka me emrin i tij që do të mbetet gjithnjë në histori. Dëshira e 37-vjeçarit ishte për të vijuar përsëri në Europë me një klub që luan në Champions Leauge, por asnjëherë nuk u arrit një akord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA