‘Kemi një plan dhe ambicie për të fituar ndaj Spanjës’/ Tuchel nuk fshihet në prag të sfidës me kampionët e botës

25/09/2026 20:08

Një prej sfidave me vëmendjen më të madhe në këtë edicion të Nations League është ajo mes Spanjës dhe Anglisë, në një përsëritje të finales së Evropianit të vitit 2024 e fituar pikërisht nga La Roja dhe tani Tre Luanët do të kërkojnë të marrin revanshin.

Një  mision që do të jetë tejmase i vështirë për anglezët në këtë përballje me kampionët e botës. Trajneri Tuchel foli në prag të kësaj ndeshjeje duke folur për atë se çfarë mund të mësojë skuadra e tij nga kjo sfidë.

‘Mund të mësojmë shumë. Si të sulmojmë dhe si të mbrojmë-tha Tuchel-do të jetë e vështirë ta mposhtim Spanjën, por kemi uri dhe jemi ambiciozë. Te luash kundër Argjentinës, Francës, Spanjës në kaq pak kohë është diçka unike. ëembley do të jetë plot dhe futbollistët janë të fokusuar. Çfarë na duhet ndaj Spanjës? Na duhet të bëjmë një lojë komplete nëse duam të kemi shanse për të fituar. Nuk besoj se kopja e Spanjës mund të jetë më e mirë se origjinali. Nëse shohim të dhënat në mbrojtje dhe mënyrën sesi luajnë, janë në nivelin maksimal’.

Këtë radhë ndeshjet e Nations League zhvillohet me një format të ri përsa i pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

‘Nuk më pëlqen. Pas një turneu të gjatë, shumë intensiv, kjo është e tepërt-tha Tuchel-Duhet të them se nuk më pëlqen plotësisht, por s’kemi çfarë të bëjmë. Po kështu kjo është hera ime e parrë në një grumbullim pas një turneu madhor me një pështjellim ndjesish dhe emocionesh.  Nuk mund të jetë diçka pozitive për lojtarët që të luajnë kaq shumë ndeshje në pak ditë. Sidomos kur nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë një fazë paraprake përgatitore. Kjo fazë e pauzës së ndeshjeve të kombëtareve me ndeshje çdo dy ditë nuk më pëlqen shumë’.

Top Channel