Kombëtarja shqiptare është gati për sfidën me Bjellorusinë që do të luajë mbrëmjen e së shtunës në Air Albania Stadium në kuadër të Nations League, një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Nën drejtimin e Rolando Maran dhe stafit të tij, kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit zyrtare pikërisht në fushën e stadiumit ku do të luhet ndeshja me kuqezinjtë që u fokusuan te përgatitja fizike dhe skenat taktike

Grupi ishte i plotë me Kristjan Asllanin që u rikthye në stërvitje, siç e deklaroi edhe vetë trajneri Maran në konferencën për shtyp, ndërkohë që Klisman Cake po vijon me procesin e rikuperimit dhe do të mungojë për ndeshjen e kësaj të shtune.

Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë me San Marinon dy herë dhe me Finlandën.

Top Channel