
Një 32-vjeçar me inicialet I.H është dëmtuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një ndërtese.
Policia bën me dije se është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati, ku 32 vjeçari po qëndronte në momentin e ngjarjes.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel