Te Roma gëzojnë për Dybala-n, ja reagimi i lojtarëve dhe stafit te penalltia e “La Joya”

19/12/2022 09:59

Argjentina u shpall për herë të tretë në historinë e saj Kampione e Botës teksa në finale mposhti Francën.

Me 90-minutat që përfunduan në rezultatin 2-2 dhe me shtesën që po ashtu nuk dhuroi fitues e që përfundoi 3-3, të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni u shfaqën më të sigurt nga pika e bardhë e penalltive.

Një nga katër ekzekutuesit e penalltisë për Argjentinën ishte edhe Paulo Dybala i aktivizuar në fundin e ndeshjes, pikërisht për të pasur mundësinë e goditjes së 11-metërshit. 29-vjeçari e kaloi me sukses provën përballë Hugo Lloris teksa tifozë të tij ishin kthyer edhe shokët te skuadra e Romës.

Lojtarët verdhekuq si dhe stafi i kryeqytetasve ishin mbledhur për të parë finalen së bashku dhe në momentin që Dybala goditi penalltinë, të gjithë festuan për mikun e tyre që në Itali tashmë do të rikthehet me statusin e Kampionit të Botës.

Top Channel