Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur së bashku finalen e Botërorit Katar 2022.

Dashamirësit e futbollit kanë tejmbushur “Tirana Fun Zone”, zonën e përshtatur për të ndjekur botërorin e futbollit përgjatë këtij muaji. Mes tifozëve është dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është tifoz i Anglisë, por në mungesë të saj, fitoren ia uron Argjentinës.

Pavarësisht rezultatit, Veliaj tha se sot kampione është Tirana, e cila e mbushur plot me tifozë do të përfitojë të ardhura të larta ekonomike.
“Hotelet në Tiranë janë plot bashkë me bizneset në Tiranë, kështu që kushdo që të fitojë sot Tirana ka një bilanc të majmë fitimi”, shprehet ai.

Argjentina përballet me Francën në këtë finale, e cila për herë të parë mbahet në Katar. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori.

FOTO GALERI
1/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA