Probleme për Didier Deschamps në prag të finales së Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.
Në stërvitjen e fundit të kampionëve në fuqi, mbrojtësi Raphael Varane dhe sulmuesi Olivier Giroud kanë punuar të diferencuar, teksa dyshimet janë që nuk mund ta nisin nga minuta e parë.
Nuk dihet ende nëse problemet e tyre janë të natyrës fizike, apo ndonjë virozë, ashtu si pjesëtarë të tjerë të kampit francez, megjithatë trajneri i “gjelave” ka nisur të mendojë për zëvendësuesit e tyre.
Kështu në sulm është provuar Marcus Thuram, i spostuar majtas në vendin e Mbappe, me këtë të fundit që mund ta nisë si sulmues qendre, nëse Giroud nuk do t’ia dalë të luajë nga fillimi.
Nëse edhe Varane nuk do t’ia dalë, atëherë është gati Dayot Upamecano, që do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Konate, me synimin për të neutralizuar sulmin argjentinas të udhëhequr nga Messi e Julian Alvarez.
Top Channel