Aktori Matt Damon zbulon filmin në të cilin është penduar që ka luajtur (fotot)

14/12/2022 19:34

Matt Damon është një nga aktorët më të njohur në Hollywood me role në filma aksioni si ‘Good Will Hunting’, ‘The Martian’ dhe ‘The Departed’.

Por megjithë famën dhe vlerësimet e marra, aktori tashmë 52-vjeçar ka folur për një film të veçantë, në të cilin është penduar që është përfshirë.

Damon njihet më shumë për rolin e protagonist Jason Bourne, në serinë e filmave ‘Bourne.

Filmi i parë ‘Bourne Identity’, i publikuar në vitin 2002, pati sukses të madh me kritikët dhe audiencat.

Dy vjet më vonë doli filmi i dytë i serisë, me titull Bourne Supremacy’, ndërsa ishte fillmi i tretë ‘Bourne Ultimatum’ në vitin 2007, i cili kishte lënë Damon shumë të pakënaqur.

Damon ka treguar hapur opinionin e tij për skenarin origjinal të filmit, të shkruar nga regjizori Tony Gilroy, duke e quajtur “të palexueshëm”.

Ai thotë me ironi: “Nuk bëj me faj Tony që mori një thes me para për të dorëzuar atë skenar që dorëzoi, por ishte thjesht i palexueshëm, një film që të mbyll karrierën”.

Damon shton më tej: “Dua të them se nëse e nxjerr këtë në eBay, për atë merr fund gjithçka. Ishte i tmerrshëm, për turp. Ai dukej që po tallej, mori paratë dhe iku”.

Duke i shtuar më shumë benzinë zjarrit, aktori shton se Gilroy përpiqej të merrte vetë të gjitha meritat për filmin, pas nje suksesi te pashpjegueshëm qe pati.

Cuditërisht megjithë dramën e sherrin prapa skene, filmi  Bourne Ultimatum fitoi tre Oskar në 2008 dhe disa çmime BAFTA.

Jo keq për një film të cilin të vjen turp që ke luajtur, shkruanin me ironi mediat.

FOTO GALERI
2/3
Damon ka treguar hapur opinionin e tij për skenarin origjinal të filmit duke e quajtur "të palexueshëm".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA