U kritikua nga Messi, gjyqtari i njohur spanjoll “humb” pjesën e mbetur të Botërorit

12/12/2022 10:03

Lajmet e radios spanjolle “Cadena Ser” kanë raportuar se arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, nuk do të “fishkëllejë” më deri në fund të Kupës së Botës, në një kohë kur mbeten për t’u luajtur edhe katër ndeshje: dy gjysmëfinale, finalja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Mateu Lahoz ishte objektiv i kritikave të ashpra të Leo Messit dhe portierit të Argjentinës, Emiliano Martínez, në fund të ndeshjes kundër Holandës.

Përveç spanjollit, në shtëpi do të kthehen edhe gjyqtarët argjentinas Fernando Rapallini dhe Facundo Tello, ky i fundit arbitri i ndeshjes Marok-Portugali, por në bazë të rregullave nga gjysmëfinalet e në vazhdim, nuk mund të ketë gjyqtarë të kombësive të ekipeve konkurruese.

Top Channel