
Tomori nuk fal asgjë përballë Flamurtarit, me takimin që në fund foli për beratasit që triumfuan 2-0.
Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin, por fillimisht erdhën kartonët. Në minutën e 76-të të dyja ekipet mbeten me dhjetë lojtarë, ko pasi Muça për vendasit dhe Bicaj për vlonjatët u ndëshkuan me karton të kuq.
Shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt, vendasit shfrytëzuan në maksimum një kundërsulm të cilin e finalizoi Fejzaj.
Si të mos mjaftonte rezultati, Flamurtari e mbylli këtë ndeshje me 9 lojtarë, pasi Fernandinho u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92-të.
Pas javës së 11-të, Tomori shkon kështu në koutën e 14 pikëve dhe ngjitet në vendin e 8, ndërsa Flamurtari humb kontaktet me vendin e parë, pasi vlonjatët qëndrojnë në vendin e 2 me 21 pikë, 3 më pak se Dinamo.
Në ndeshjen tjetër, Apolonia u largua me pikët e plota nga Lezha, me fierakët të cilët triumfuan 1-2 ndaj Besëlidhjes.
Në minutën e 33-të, Maksuti kaloi në avantazh Apoloninë, por vendasit reaguan shumë shpejtë, pasi Bruka barazoi pesë minuta më pas.
Në fraksionin e dytë, Apolonia shënoi golin e fitores me anë të Asllanajt në minutën e 83-të.
Një fitore karakteri për fierakët të cilët festojnë fitoren e parë pas më shumë se dy muajsh dhe shkon në vendin e 9 me 12 pikë, ndërsa Besëlidhja është në krizë të plotë, me vetëm 9 pikë dhe pozicionohet në zonën e rrezikut, në vendin e 12-të.
Top Channel