Aktorja e famshme shqiptare, njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Monika Lubonja ishte e ftuara e parë në emisionin S’e luan topi në Top Channel këtë të shtunë.

Ajo ka rrëfyer se nuk ka marrë atë që meritonte dhe ka përjetuar një periudhë të keqe në teatër, saqë pas divorcit nuk merrte role për tekat e drejtorëve.

“Kur ti lufton për atë gjë shumë, kur ke dhënë maksimumin e asaj gjësë, nganjëherë të dhemb kur në një moment nuk je pjesë e saj për tekat e drejtorëve. Unë kam vuajtur në teatër, edhe pas divorcit me bashkëshortin tim, jam divorcuar në moshën 28-29 vjeç, unë u ktheva në një grua që më duhej të luftoja për veten dhe vajzën time. Diçka donin të gllabëronin nga Monika, por Monika nuk pranoi asnjëherë. Të shikonin si një mënyrë… që pse jo ne jemi gati për një rol ta marrësh por në këmbim…”, u shpreh Monika.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA