Tite njofton lamtumirën, brazilianët preferojnë një spanjoll për trajner të “Seleçaos”

09/12/2022 21:49

Në konferencën për shtypin në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, trajneri i Brazilit, Tite ka njoftuar se largohet nga drejtimi i “Seleçaos”.

Duhet kujtuar se trajneri do t’i kishte dhënë fund eksperiencës në krye të Seleçaos pavarësisht ecurisë në këtë Botëror:

“Ishte një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time. Ka përfunduar një cikël, e kam thënë më shumë se një vit e gjysmë më pare që do të largohesha.”

Tashmë në Brazil ka nisur fushata për pasuesin e Tites, me “Globoesporte” që ka hapur një sondazhin me pyetjen: “Kë do të dëshironit si trajner të ri të Brazilit?

Tifozët brazilianë i kanë idetë të qarta, ata preferojnë një emër të madh si Pep Guardiola, përpara Abel Ferreiras dhe Jorge Jesus. Emrat e tjerë të propozuar nga faqja janë Dorival Junior, Fernando Diniz, Renato Gaucho, Cuca, Rogerio Ceni, Mano Menezes dhe Jorge Sampaoli./ Super Sport

Top Channel