Sulmohet një ekip i medias/ Ambasadori gjerman kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

09/12/2022 10:10

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ashtu si diplomatë të tjerë në vend, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për shkak të incidenteve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur atje ditëte  fundit.

Këtë mëngjes, është sulmuar ekip i një medieje të Kosovës nga disa persona në Mitrovicë të Veriut.

Ndërkohë, një efektiv është lënduar gjatë një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës mbrëmjen e kaluar.

Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit ‘Audi’, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA