Michelle Obama tejkalon pritshmëritë/ Shfaqet me një stil që nuk e kishim imagjinuar (foto)

09/12/2022 13:38

Ish-Zonja e Parë Michelle Obama është në mes të një turneu njëmujor librash dhe zgjedhjet e saj për sa i përket stilit të veshjes po bëjnë bujë.

Ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjet e saj, nga siluetat klasike për të cilat ajo është e njohur në stilet më lozonjare dhe të lezetshme.

Të martën, në Atlanta, ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra Roksanda x Fila dhe pantallona të zeza me bel të lartë, mbi një trupore asimetrike Christy Rilling blu të ndezur. Ajo e kompletoi look-un me çizmet Stuart Weitzman me majë të zezë dhe gjysmën e flokëve të kapur.

Në ndalesën e parë të Obamës në Uashington, DC, për një diskutim me Ellen DeGeneres, ajo veshi një kostum xhins Ganni (xhaketë dhe xhinse të gjera me xhepa të mëdhenj), ndërsa në Çikago këtë javë ajo zgjodhi një ‘kostum pune’ Stella Mçartney. Në ditën tjetër në Atlanta, ajo veshi një xhaketë dhe pantallona lëkure nga Palmer Harding.

Pas pamjes së Obamës qëndron stilistja e saj prej shumë kohësh, Meredith Koop.

“Unë mendoj gjithmonë: çfarë është e përshtatshme për audiencën që do ta shohë atë, çfarë është e rehatshme dhe çfarë do të duket e lezetshme”, tha Koop vitin e kaluar, ndërsa në fund të nëntorit tha për Vogue se ish-Zonja e Parë dëshiron të jetë rehat në veshjet e saj.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA