FOTO/ Çfarë po ndodh, Chiellini rikthehet te Juventus?

09/12/2022 16:50

Giorgo Chiellini ka vizitur Juventus-in dhe ish-shokët e tij këtë të premte.

Ky lajm është mësuar nga rrjetet sociale të “Zonjës së Vjetër”, ku janë postur foto të ish-kapitenit që shihet duke biseduar me trajnerin Massimiliano Allegri, por edhe me Leonardo Bonuçi, Mattia Perin, Paul Pogba dhe Manuel Locatelli.

Kjo vizitë, raportohet nga mediet italiane se mund të jetë një shenjë rikthimi i Chiellini-t te Juvja, në një moment që klubi italian ndodhet në situatë deri diku kolapsi.

Top Channel