Francezet shumë të forta për Vllazninë, shkodranet pësojnë katër në Loro Boriçi

08/12/2022 21:16

Vllaznia e femrave nuk ia del të surprizojë në ndeshjen e katërt në grupet e Champions League, teksa duhet përmendur se kundërshtaret përballë, PSG, janë një ndër më ekspertet në Kontinentin e Vjetër.

Vajzat shkodrane u mposhtën me rezultatin 0-4, teksa francezet shënuan nga dy gola për pjesë teksa seria e golave u hap në minutën e 19-të nga ana e Diani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të 36-tën ishte sërish e njëjta autore që ndëshkoi Vllazninë ndërsa në fraksionin e dytë, Bachman (’60) dhe Folquet (’81) duke plotësuar “pokerin” e francezëve.

Pas këtij rezultati, PSG ngjitet në vendin e dytë të kampionatit me shtatë pikë, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia mbetet e fundit dhe ende është në kërkim të golit të parë europian ndërsa ka pësuar plot 19 të tillë në një grup ku bëjnë pjesë edhe Chelsea me Real Madrid./ Super Sport

Top Channel